Nafta në rënie të konsiderueshme – Ndikon rritja e rezervave globale dhe prodhimi rekord

Çmimet e naftës kanë rënë me mbi 3% në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të tretin sesion me radhë, për shkak të rritjes së rezervave globale dhe prodhimit rekord në SHBA dhe Rusi.
Edhe shitja masive në tregun e aksioneve, ka ndikuar në zgjerimin e humbjeve. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 57.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 47.8 dollarë për fuçi. të dy bençmarkët kanë rënë me mbi 30% që nga fillimi i tetorit, kur tregtoheshin në nivelin më të lartë në 4 vitet e fundit.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë ranë dakord të ulin prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë, e barabartë me 1% të kërkesës globale, në përpjekje për të rritur çmimet.
Ndërkohë, referuar të dhënave të Reuters, prodhimi në Rusi u rrit në 11.42 milionë fuçi në ditë, gjatë dhjetorit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë tejkaluar Rusinë dhe Arabinë Saudite, duke prodhuar një total prej 11.7 milionë fuçi në ditë.
Por, me rënien e çmimeve, prodhuesit e naftës argjilore në SHBA do të fillojë të ulin prodhimin, por kjo do të dojë kohë. Në anën tjetër, rezervat vijojnë rritjen.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.