Nafta, në rënie të lehtë – Në dy sesionet e fundit çmimet fituan mbi 8% të vlerës

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rritje. Inevstitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion pauze, ndërsa investitorët janë të fokusuar në Gjirin e Meksikës, ku është pezulluar rreth ¼ e prodhimit si pasojë e një zjarri, dhe në Kinë ku të dhënat sugjerojnë një ngadalësim të kërkesës, si pasojë e variantit Delta të koronavirusit.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 67 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 70.5 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët u rritën me rreth 8% në dy sesionet e fundit, duke u dhënë fund shtatë ditëve me radhë në rënie. Javën e kaluar, çmimet u gjendën nën presion, si pasojë e përhapjes së variantit Delta në shumë vende të botës, që mund të dëmtojë rimëkëmbjen e ekonomisë.
Ndërkohë, kërkesa në SHBA, që është konsumatori më i madh i naftës në botë, po vijon të jetë e fortë, referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës. Të dhënat treguan një rënie të rezervave të naftës bruto me 1.6 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa rezervat e benzinës ranë me 1 milionë fuçi. Megjithatë, të dhënat të Kinë sugjerojnë se infektimet me variantin Delta janë drejt zhdukjes, pasi vendi raportoi vetëm 20 raste të reja të mërkurën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.