Nafta nuk i kalon $50 – Tensionet gjeopolitike rrisin pasigurinë në tregje

Çmimet e naftës kanë vijuar qëndresën poshtë nivelit të 50 dollarë për fuçi edhe gjatë sesionit të sotëm, pavarësisht një rritje të lehtë.
Të dhënat e fundit flasin për një rritje të prodhimit nga vendet e OPEC, paçka se këto të fundit janë angazhuar të shkurtojnë prodhimin deri në Mars të vitit të ardhshëm.
Gjithsesi, çmimet kanë marrë një shtysë nga tensionet gjeopolitke në gadishullin korean e në Lindjen e mesme. Pasiguria në arenën gjeopolitike e sidomos pranë zona ku ka rezerva të mëdha nafte, përkthehet në një rritje të çmimeve.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 49.60 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.02 dollarëve për fuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.