Nafta nuk ndalet – Çmimet vijojnë të rriten falë SHBA dhe OPEC

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të fundit të kësaj jave, por sërish vijojnë të qëndrojnë pranë niveleve më të larta të 8 javëve të fundit. Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.41 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.94 dollarëve për fuçi.
Të dy benchmarkët u ngjitën gjatë sesionit të djeshëm pranë nivelit më të lartë që prej 31 Majit të këtij viti. Ekspertët argumentojnë se, tashmë fokusi i tregjeve dhe investitorëve është kthyer drejt bazave, pra kërkesës dhe ofertës në tregun real.
Disa institucione të pavarura vlerësojnë se, prodhimi amerikan i naftës do të vijojë të bjerë, duke nxitur një rritje të mëtejshme të çmimeve të naftës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.