Nafta “përmbys” trendin – Çmimet thellojnë fitimet, SHBA-OPEC bëhen “bashkë”
Çmimet e naftës kanë thelluar ndjeshëm fitimet e sesionit të së mërkurës gjatë së enjtes, duke marrë shtysë nga rënia e prodhimit në shtetet e bashkuara dhe shkurtimi i furnizimit me naftës të Arabisë saudite ndaj klientëve aziatikë.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.52 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.68 dollarëve për fuçi.
Nafta Brent ka kaluar kështu nivelin e 50 dollarëve për fuçi. Ekspertët shprehen se, rezervat e naftës në shtetet e bashkuara kanë rënë me hapin më të shpejtë gjatë vitit, ndërkohë që për herë të parë që prej kohës kur u arrit marrëveshja, strategjia e OPEC për të shkurtuar prodhimin po jep efekt real në treg, duke gjeneruar një tkurrje të ofertës.
Vendet e OPEC dhe prodhues të tjerë jashtë organizatës do të takohen më 25 maj për të diskutuar mundësinë e shtyrjes së marrëveshjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.