Nafta rekuperon humbjet – Rritet çmimi me 2% pas dy javësh humbje, pasojë e pasigurive nga nxjerrja e planifikuar!

Çmimet e naftës u rritën me 2% në tregtinë e fundit të javës, por shënuan rënien e dytë javore radhazi, pas njoftimit për nxjerrjen e planifikuar të naftës nga Rezervat Strategjike. Nafta Brent çmimi referencë në bursën e Londrës u rrit me 2,20 dollarë, ose 2,19%, në 102,78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane u rritën me 2,23 dollarë në 98,26 dollarë për fuçi.
Java shënoi ulje me 1.5% nafta Brent, ndërsa nafta bruto amerikane ra me 1%. Për disa javë, standardet kanë qenë në nivelin më të paqëndrueshëm që nga Qershori vitit 2020. Në tregtinë e të Premtes, tregu ishte i paqëndrueshëm gjatë gjithë ditës dhe çmimet u rritën pak përpara pagesave, shprehen analistët.
Vendet anëtare të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë do të lëshojnë 60 milionë fuçi gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, përfshirë në 180 milion fuçitë e njoftuara nga Shtetet e Bashkuara në Mars. Analistët kanë shprehur shqetësime se duke ulur artificialisht çmimet, do të rritet kërkesa dhe kjo do të djegë ofertën shumë shpejt, ndërsa theksojnë se mbeten dyshime nëse furnizimi nga nxjerrjet e rezervave emergjente do të zëvendësojë mungesën e naftës bruto ruse.
Nga ana tjetër, në pritje të vitit 2023 dhe më tej, prodhuesit globalë ka të ngjarë të kenë nevojë të rrisin investimet për të mbushur boshllëkun e ndërprerjes së furnizimeve nga rusia dhe për të rimbushur rezervat strategjike të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, deklarojnë bankat amerikane.
Prodhuesit amerikanë shtuan 13 platforma nafte për këtë javë, sipas të dhënave nga firmat e shërbimeve të naftës. Ndërkohë, Rusia ka gjetur blerës aziatikë, pasi importuesit perëndimor po i shmangen ngarkesave që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë. Kongresi amerikan votoi për ndalimin e naftës ruse të Enjten, ndërsa Bashkimi Europian po shqyrton vendosjen e embargos. Gjermania mund të jetë në gjendje t’i japë fund importeve të naftës ruse këtë vit, deklaroi Kancelari Olaf Scholz.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.