Nafta rifiton terren – “Luftë” në treg, OPEC balancon SHBA

Çmimet e naftës rifituan disi terren gjatë sesionit të sotëm, pas një rënie të lirë gjatë gjysmës së dytë të sesionit të së Mërkurës.
Kthesa vjen pas deklaratave nga Kuwaiti, se OPEC po punon për të shtyrë në kohë strategjinë e shkurtimit të prodhimit, përtej muajit qershor.
Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 53.34 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 50.76 dollarëve për fuçi.
Gjatë sesionit të djeshëm ndërkohë, të dy benchmarkët kryesorë regjistruan një rënie prej thuajse dy dollarësh, gjë që nuk ndodhte që prej ditëve ët para të marsit.
Rënia erdhi si pasojë e të dhënave që tregonin një rritje të ndjeshme të prodhimit në shtetet e bashkuara të Amerikës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.