Nafta rritet në nivelet e para dy muajve – Shkak ulja e masave të karantinimit

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën në nivelin e tyre më ë lartë dy-mujor të hënën, duke reflektuar rritjen e prodhimtarisë dhe bastin e investitorëve që lirimi i karantinimit do të nxiste kërkesën.
West Texas Intermediate, standardi amerikan, u rrit me 8.7% në 32.25 dollarë për fuçi. ET. Brent, standardi ndërkombëtar, u rrit me 5.4% në 34.52 dollarë.
Naeem Aslam, shefi analist i tregut në Avatrade, tha që kjo ishte një “ditë e mrekullueshme” si për ËTI dhe Brent. “Ekonomia globale po rihapet dhe ngërçi i naftës është lehtësuar”, tha ai.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.