Nafta rritet lehtë – Kërkesa projektohet në rritje, por tregu mbetet i dobët

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga kërkesa e fortë për arin e zi në nivel global.
Pavarësisht kësaj, tregu në përgjithësi vijon të mbetet mjaft i dobët si pasojë e mbingarkesës së theksuar.
Shumë banka të rëndësishme të globit janë detyruar që të ulin projeksionet e tyre për çmimet e naftës gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.18 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 44.73 dollarëve për fuçi.
Çmimet e naftës aktualisht janë 18% më pak se nivelet e këtij fillim-viti dhe përpjekjet e OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit po rezultojnë të kota.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.