Nafta rritet në tregtinë e fundit – Çmimet u drejtohen humbjeve javore prej pasigurisë së Omicron

Nafta është rritur në tregtinë e ditës së Premte, duke pakësuar humbjet për javën e plotë, ndërkohë që rritja e rasteve me variantin Omicron ka shtuar shqetësimet për masa të reja të karantinave, që mund të godasin kërkesën për karburant. Nafta Brent e Londrës ra me 0.8% në 74.43 dollarë për fuçi, ndërkohë që nafta bruto amerikane humbi 0.9%, në 71.71 dollarë për fuçi. Çmimi referencë Brent, po i drejtohet një humbjeje prej 1% për javën, ndërsa nafta bruto amerikane, pritet ta përfundojë e pandryshuar. Në Danimarkë, Afrikë të Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar, numri i rasteve të reja me Omicron është dyfishuar çdo 2 ditë.
Kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen, paralajmëroi se qeveria mund të vendosë masa më të ashpra për të frenuar Omicron. Në Shtetet e Bashkuara, përhapja e shpejtë e variantit ka bërë që disa kompani të ndalojnë planet e rikthimit të punonjësve nëpër zyra. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, dhe aleatët, përfshirë Rusinë, që njihen si OPEC+. Kanë thënë se do të takohen përpara mbledhjes së 4 Janarit, nëse ndryshimet në kërkesë, garantojnë një rishikim të planeve për të rritur prodhimin me 400,000 fuçi në ditë në Janar.
Megjithatë, pavarësisht kërcënimeve të Omicron në kërkesë, Goldman Sachs, banka gjigante e investimeve, parashikoi se varianti do të ketë ndikim të limituar tek kërkesa e naftës. Të dy çmimet referencë u rritën me mbi 2% ditën e Enjte, nxitur nga kërkesa rekord në SHBA dhe dollari i dobët, ndërkohë dhe Banka e Anglisë surprizoi tregjet me një rritje të normës bazë të interesit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.