Nafta rritet pas lajmeve se BE-ja mund të ndalojë importet ruse të naftës!

Çmimet e naftës u rritën të enjten mbrëma pas një rënieje të hershme pasi investitorët mbuluan pozicionet e shkurtra përpara fundjavës së gjatë dhe prej lajmeve se Bashkimi Europian mund të ndalojë importet ruse të naftës.
Kontratat e së ardhmes për naftën Brent të Londrës u rritën me 2,92 dollarë, në 111,70 dollarë për fuçi ndwrsa nafta bruto amerikane u rrit me 2,70 dollarë në 106,95 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat shënuan fitimin e tyre të parë javor në prill pasi prej disa javësh, çmimet kanë qenë më të luhatshmet që nga qershori 2020.
New York Times raportoi se Bashkimi Europian po shkonte drejt miratimit të një ndalimi me faza të naftës ruse, për t’i dhënë kohë Gjermanisë dhe vendeve të tjera për të rregulluar furnizuesit alternativë.
Një ndalim me faza do t’i detyronte blerësit europianë të kërkojnë burime alternative, disa prej të cilave në afatin e afërt po përmbushen nga lëshimet e Rezervës Strategjike të Naftës, por në të ardhmen, do të kërkohen më shumë furnizime që dalin nga toka.
Shtëpitë e mëdha tregtare globale po planifikojnë të kufizojnë blerjet e naftës së papërpunuar dhe karburantit nga kompanitë e naftës të kontrolluara nga shteti ruse në maj, raportoi Reuters. Ministria e Energjisë e Rusisë tha se po kufizonte aksesin në statistikat e saj mbi prodhimin dhe eksportet e naftës dhe gazit.
Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA raportoi të mërkurën se rezervat e naftës në SHBA u rritën me më shumë se 9 milionë fuçi javën e kaluar, pjesërisht e nxitur nga çlirimet nga rezervat strategjike.
Megjithatë, nga ana e kërkesës, rafinerët kinezë janë të vendosur të ulin xhiron e naftës së papërpunuar këtë muaj me rreth 6%, një shkallë kjo e parë për herë të fundit në ditët e para të pandemisë COVID-19 dy vjet më parë, për të lehtësuar inventarët e fryrë të karburantit gjatë bllokimeve të fundit. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.