Nafta rritet pas sanksioneve të BE – Pritet edhe vendimi i Rezervës Federale për rritjen e normës së interesit!

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën përpara vendimit të Rezervës Federale të SHBA për rritjen e normave të interesit dhe sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë nga Bashkimi Europian, duke kompensuar shqetësimet e kërkesës në importuesin kryesor Kinës.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi në Parlamentin Europian ndalimin gradual të importit të naftës ruse deri në fund të vitit 2022 në raundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.
Menjëherë pas fjalimit, kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent të Londrës u rritën me 2,76 dollarë, ose 2,63%, në 107,73 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane e Teksasit Perëndimor u rrit me 2,74 dollarë, në 105,16 dollarë për fuçi.
Investitorët po presin gjithashtu një njoftim nga Rezerva Federale të mërkurën në mbrëmje, që pritet të intensifikojë përpjekjet për të ulur inflacionin e lartë duke rritur normat e interesit. Në Shtetet e Bashkuara, rezervat e naftës së papërpunuar dhe karburantit ranë javën e kaluar, sipas burimeve të tregut që citojnë shifrat e Institutit Amerikan të Naftës. Stoqet e naftës së papërpunuar ranë me 3.5 milionë fuçi për javën e mbyllur më 29 prill.
Çmimet e naftës ranë më shumë se 2% të martën për shkak të shqetësimeve të kërkesës që rrjedhin nga bllokimet e zgjatura COVID-19 në Kinë, që kanë kufizuar planet e udhëtimit gjatë sezonit të festave të Ditës së Punës.
Ndërkohë, të enjten, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tyre pritet t’i përmbahen politikës për një rritje tjetër mujore të prodhimit, megjithëse grupi, i njohur si OPEC +, nënvlerësoi objektivat e prodhimit midis tetorit dhe marsit, me përjashtim të shkurtit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.