Nafta ruan ritmin – Çmimet pranë niveleve më të larta të 8 javëve

Çmimet e naftës u regjistruan pranë niveleve rekord të larta të 8 javëve të fundit gjatë sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga pritshmëritë e një rënie të prodhimit të naftës në shtetet e bashkuara.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.88 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.67 dollarëve për fuçi.
Të dy benchmarkët janë regjistruar në rënie të lehtë gjatë orëve të para të sesionit të së enjtes, ndërkohë që gjatë ditë së djeshme, u rritën me rreth 1.5%. Rezervat dhe prodhimi në shtetet e bashkuara janë në rënie për të katërtën javë me radhë, gjatë një sezoni që tradicionalisht karakterizohet nga një rritje e prodhimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.