Nafta sot, 10 Gusht 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Edhe gjatë sesionit të sotëm, rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare nuk është reflektuar në tregun vendas, përkundrazi.
Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 138.15 lekë për litër, në rënie me 0.03% në krahasim me sesionin e kaluar.
Ky është sesioni i dytë me radhë që, çmimet në tregun vendas bien, pavarësisht rritjes në bursë.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth 90.4 lekë për litër, ose 67% e çmimit total.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.