Nafta sot, 13 shtator 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Gjatë ditës të sotme, çmimet e naftës janë regjistruar në rënie, për shkak të të dhënave të fundit që flasin për një rrithje të rezervave në shtetet e bashkuara të amerikës.
Në celje të sesionit tregtar të së mërkurës, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 54.16 dollarëve për fuci, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.18 dollarëve për fuçi.
Në këtë rubrikë ju njohim me ndryshimin e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ju tregojmë çmimin real me shumicë, me të cilin nafta del sot nga dy portet kryesore të vendit, në varësi të tendëncës së çmimeve gjatë ditës së djeshme.
Rënia e lehtë e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar është reflektuar edhe në tregun vendas gjatë sesionit të sotëm. Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 140.41 lekë për litër, në rënie me 0.02% në krahasim me sesionin e kaluar.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore, që sot fiksohet në rreth 90.6 lekë për litër, ose 67% e cmimit total.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta futet në tregun me pakicë, dhe jo cmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.