Nafta sot, 22 Nëntor 2018 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet sot me 149.21 lekë për litër, në rënie me 0.75% në krahasim me sesionin e kaluar. Kjo është hera e parë që prej 18 prillit të këtij viti që çmimet e naftës në tregun me shumicë në vend bien poshtë nivelit të 150 lekëve për litër.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore, që sot fiksohet në rreth 92.1 lekë për litër.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.