Nafta sot, 22 Prill 2020 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, çmimi i naftës Brent të Londrës është regjistruar sërish në një rënie të thellë, dhe tanimë benchmark global tregtohet poshtë asaj bruto amerikane. Në këtë rubrikë ju njohim me ndryshimin e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe ju tregojmë çmimin real me shumicë, me të cilin nafta del sot nga dy portet kryesore të vendit, në varësi të tendencës së çmimeve gjatë ditës së kaluar.
Rënia drastike e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar është reflektuar edhe në tregun vendas të naftës me shumicë gjatë sesionit të sotëm. Kështu, sot, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 102.19 lekë për litër, në rënie me 5.97% në krahasim me sesionin e kaluar, duke prekur një nivel të të ulët historik.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore, që sot fiksohet në rreth 84.2 lekë për litër. Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.