Nafta sot, 24 Mars 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Rritja e lehtë e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të djeshëm është reflektuar edhe në tregun vendas të naftës.
Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 138.93 lekë për litër, në rritje me 0.22% në krahasim me sesionin e kaluar.
Edhe në tregun vendas, çmimi i naftës me shumicë ka prekur nivelin më të ulët të katër muajve të fundit. Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.
Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth 90.4 lekë për litër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.