Nafta sot, 30 Maj 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Sesioni festiv i së Hënës në tregjet amerikane, britanike dhe në Kinë, ka prodhuar çmime të pandryshuara në tregun vendas gjatë sesionit të sotëm. Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 139.21 lekë për litër, në nivele të pandryshuara në krahasim me sesionin e së Hënës.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth 90.6 lekë për litër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.