Nafta sot, 31 Mars 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Rritja e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të së Enjtes, është reflektuar edhe në tregun vendas të naftës. Forcimi i dollarit amerikan kundrejt lekut nga ana tjetër ka përforcuar edhe më shumë trendin në tregun vendas.
Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 142.71 lekë për litër, në rritje me 1.04% në krahasim me sesionin e kaluar. Duke krahasuar çmimin e sesionit të fundit të javës me sesionin e parë të javës, rezulton se çmimi i naftës në tregun me shumicë në vend përgjatë kësaj jave është shtrenjtuar me 3.01%.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth 91 lekë për litër.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.