Nafta sot, 9 Maj 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Rënia e lehtë e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të së Hënës është reflektuar edhe në tregun vendas të naftës me shumicë.
Gjatë sesionit të sotëm, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 136.68 lekë për litër, në rënie me 0.23% në krahasim me sesionin e kaluar.
Në tregun vendas, çmimet e naftës në tregun me shumicë kanë pësuar një rënie me thuajse 10 lekë për litër që prej mesit të muajit prill, dhe kanë prekur nivelin më të ulët që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Gjithsesi, në tregun vendas nuk është reflektuar plotësisht rënia e çmimeve në bursa. Kjo do të thotë se, në tregun vendas, nafta ke prekur nivelin më të ulët të këtij viti.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës vijnë, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta del nga dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe atë të Vlorës, ku përfshihen edhe të gjitha kostot që janë të detyruara me ligj, përfshirë barrën shtetërore, që sot fiksohet në rreth 89.9 lekë për litër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.