Nafta “tërhiqet” ditën e Enjte – Bie nga niveli më i lartë në 1 muaj prej rritjes së inventarëve në SHBA

Nafta është tërhequr ditën e Enjte, duke rënë nga nivelet më të larta në 1 muaj, pasi inventarët e karburantit në SHBA u rritën, ç’ka tregoi për rënie të kërkesës. Nafta Brent, që kuotohet në bursën e londrës, ra me 0.8% në 80.17 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto Amerikane, humbi 0.8%, në 77.27 dollarë për fuçi. Inventarët e naftës bruto në SHBA ranë javën e kaluar, ndërsa inventarët e benzinës u rritën me mbi 10 milionë fuçi, që ishte rritja më e madhe javore që prej Prillit 2020.
Analistët thonë se kërkesa e nënkuptuar, veçanërisht për benzinën, ka rënë, ç’ka sugjeron se publiku ka qenë i kujdesshëm për udhëtimin, në një kohë të rritjes së rasteve me Omicron. Shtetet e Bashkuara kanë raportuar thuajse 1 milionë raste me Covid-19 ditën e Hënë, duke thyer rekord botëror, ndërkohë që Omicron nuk po tregon shenja të ngadalësimit, ndërkohë që dhe bora e dendur ka ndërprerë trafikun. Procesverbali i takimit të fundit të Rezervës Federale tregoi gjithashtu se politikëbërësit mund të rrisin normën bazë të interesit më shpejtë se sa presin tregjet, çka ndikoi tek disa aktive, përfshirë naftën.
Ditën e Mërkurë, të dy çmimet referencë të naftës u rritën në nivelet më të larta që prej Nëntorit, ndërkohë që vendimi i OPEC+ për të rritur prodhimin, zbuti shqetësimet për një sufiçit të madh në tremujorin e parë. OPEC+, një grup që përfshin Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, Rusinë dhe aleatë të tjerë, ra dakord gjatë Javës që të shtoi 400,000 fuçi në ditë në prodhim nga Shkurti, si ç’ka bërë që prej Gushtit 2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.