Nafta “tërhiqet” lehtë – Rikthehen shqetësimet ndaj Omicron, por lajmet pozitive limitojnë humbjet
Nafta është tërhequr në tregtinë e së Enjtes, ndërkohë që shumë shtete kanë vendosur masa të reja të kufizimeve për të luftuar rritjen e rasteve, pavarësisht se pesimizmi u limitua nga zhvillimet pozitive në lidhje me Covid-19. Nafta bruto amerikane ra me 0.1% në 72.62 dollarë për fuçi, pasi shtoi 2.3% në tregtinë e së Mërkurës. Nafta brent e Londrës ra gjithashtu me 0.1% në 75.11 dollarë për fuçi, pasi u rrit me 1.8% në sesionin e kaluar. Fuqizimi i çmimeve ditën e Mërkurë u nxit pjesërisht prej rënia më e madhe se ç’pritej e inventarëve në SHBA, ç’ka tregon për rritje të kërkesës. Analistët thonë se tregjet kanë mirëpritur edhe lajmet inkurajuese mbi Omicron këtë javë, me investitorët që kanë shtuar tërheqjen për rrezik.
Shtetete e Bashkuara autorizuan pilulën antivirale të Pfizer ndaj Covid-19 për njerëzit në moshë 12-vjeç e sipër, që është trajtimi i parë që merret nga goja dhe mund të autorizohet në shtëpi. Ndërkohë, AstraZeneca deklaroi se kursi me 3 doza i vaksinës së Covid-19 është efektiv kundër Omicron, duke përmendur të dhëna nga Universiteti i Oksfordit.
Në anën negative, disa qeveri kanë rivendosur masa për të ngadalësuar përhapjen e Omicron. Qyteti kinezs i Xian urdhëroi 13 milionë banorë që të qëndrojnë në Shtëpi, Skocia limitoi mbledhjet nga 26 Dhjetori, ndërsa 2 shtete australianë kanë detyruar vendosjen e maskave, ndërkohë që rastet janë rritur. Organizata e Vendeve Eksportuse të Naftës, së bashku me vendet aleate si Rusia, që njihen si OPEC+, ka lënë të hapur mundësinë e rishikimit të planeve për të rritur prodhimin me 400,000 fuçi në ditë, në Janar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.