Nafta tregtohet e qëndrueshme- Investitorët presin detaje mbi bisedimet tregtare SHBA-Kinë!

Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshëm në sesionin e parë të kësaj jave, ndërkohë që investitorët po presin të tjera detaje mbi bisedimet tregtare SHBA-Kinë. Megjithatë, çmimet po gjenden nën presion për shkak të parashikimeve për rritjen e furnizimit dhe ngadalësimin e kërkesës.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 63.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 57.9 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët kryesorë fituar rreth 1% të vlerës gjatë javës së kaluar. Të premten e kaluar, një zyrtar i lartë shprehu optimizmin për një marrëveshje tregtare SHBA-Kinë. Lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë, që zgjat tashmë prej 16 muajsh, ka ngadalësuar rritjen ekonomike në të gjithë botën dhe nga detyruar analistët të ulin parashikimin për kërkesën për naftë.
Për rrjedhojë, pritet të suficit në tregun e naftës gjatë vitit 2020. Ndërkohë, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, deklaroi se parashikon që kërkesa të bjerë gjatë vitit 2020, duke shtuar mundësitë që karteli, së bashku me aleatët, të ulin më tej kuotat e prodhimit në takimin e dhjetorit. Ndër informacionet e tjera, kompanitë energjetike në SHBA e reduktuan numrin e puseve aktive me 10 njësi, gjatë javës që u mbyll më 15 nëntor, në totalin e 674 puseve, niveli më i ulët që nga prilli i vitit 2017.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.