Nafta vazhdon në rritje – Oferta po tkurret gradualisht, priten të dhënat mbi inventarët

Çmimet e naftës e nisën sesionin e ditës së Martë në rritje, nxitur nga treguesit se oferta po tkurret gradualisht, veçanërisht në SHBA. Nafta brent e Londrës u rrit me 40 cent në 52.06 dollarë për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane (WTI), u rrit në 47.72 dollarë.
Analistët thonë se nëse trendi i rënies së inventarëve të naftës në SHBA vazhdon, çmimet do të rriten më tej. Inventarët e naftës bruto në SHBA ranë me 13% nga niveli i lartë i muajit Mars prej 466 milionë fuçi.
Të dhënat javore mbi inventarët nisin më herët gjatë ditës, duke i dhënë tregut një shans që të shohin trendin rënës. Ditën e Martë raporton Instituti Amerikan i Naftës ndërsa nesër do vijnë të dhënat e Administratës së Informacionit mbi Energjinë. Inventarët e naftës bruto pritet të kenë rënë për të 8-n javë radhazi me 3.4 milionë fuçi.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.