Nafta vazhdon rritjen – Sesioni i katërt radhazi në rritje prej zbutjes së shqetësimeve mbi Oimcron

Nafta është rritur ditën e Enjte, për të katërtin sesion radhazi, prej komenteve pozitive nga prodhuesit e vaksinave mbi efektshmërinë kundër variantit Omicron, pavarësisht se disa qeveri nxituan me masat e kufizimeve për të parandaluar përhapjen. Nafta bruto amerikane u rrit me 0.7%, në 72.84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës, shtoi 0.5%, në 76.22 dollarë për fuçi. Tregjet morën nxitje nga komentet e BioNTech dhe Pfizer se vaksina me 3 doza mund të mbrojë kundër variantit Omicron. Analistët thonë se treguesit fillestar të Omicron sugjerojnë se mund të jetë më pak i ashpër se sa prite më parë, ndërkohë që shtrimet në spitale nuk janë rritur.
Megjithatë, çmimet e naftës u limituan ndërkohë që disa qeveri rivendosën masa të kufizimeve për të frenuar Omicron, përfshirë Britaninë që i kërkoi njerëzve të punojnë nga shtëpia, Danimarka, që mbylli baret, restorantet dhe shkollat, dhe Kina që ndaloi udhëtimet në grup të turistëve nga Guangdong. Korea e Jugut ka regjistruar infeksione rekord, ndërkohë që rastet qëndrojnë të larta në Singapor dhe Australi. Shfaqja e Omicron nxiti një rënie me 16% tek çmimet e naftës nga data 25 Nëntor, deri më 1 Dhjetor. Mbi gjysma e rënies është rikuperuar këtë javë, por analistët thonë se rimëkëmbja e plotë do limitohet deri sa detajet mbi Omicron të bëhen të qarta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.