Nafta zgjeron fitimet – BE vlerëson sanksione të reja ndaj Rusisë. Bisedimet e fuqive botërore me Iranin ndaluan

Nafta ka zgjeruar rritjen në tregjet ndërkombëtare ditën e Martë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Europa planifikojnë sanksione të reja ndaj Rusisë ç’ka ka ngritur pasiguritë për furnizimin global, ndërkohë që bisedimet me Iranin për armët bërthamore ndaluan.
Nafta Brent çmimi referencë në bursën e Londrës u rrit me 90 cent, në 108,43 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane u rrit me 78 cent, në 104,06 dollarë për fuçi.
Analistët shprehen se Bashkimi Evropian duke punuar për sanksione të reja që mund të synojë industrinë e naftës ruse, gjë që do të nxiste rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar.
Perëndimi po planifikon sanksione të reja për të ndëshkuar Rusinë për vrasjet e civilëve në Ukrainë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi se sanksionet e reja kundër Moskës do të shpallen këtë javë.
Për të ‘qetësuar’ çmimet e naftës vendet aleate të Shteteve të Bashkuara ranë dakord javën e kaluar për nxjerrjen e dytë të koordinuar të naftës nga rezervat strategjike brenda një muaji.
Nga ana tjetër japonia zyrtare deklaroi të Martën se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ishte ende duke punuar për detajet e lëshimit.
Ole Hansen, kreu i Saxo Bank, pret që çmimet e naftës të tregtohen midis 90 dhe 120 dollarë për fuçi gjatë tremujorit të dytë të vitit, mes disa pasigurive në treg.
Pasiguria vjen nga prespektiva për një marrëveshje bërthamore me Iranin, duke lejuar Venezuelën të rrisë prodhimin dhe një rritje të prodhimit të naftës bruto Amerikane.
Shtetet e Bashkuara besojnë se ka mundësi për të kapërcyer dallimet me Iranin në bisedimet për programin e tij bërthamor deklaron zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.