Nafta zgjeron fitimet e dy sesioneve të kaluara, shkak Libia

Çmimet e naftës kanë zgjeruar serinë e fitimeve për të tretin sesion me radhë gjatë së Enjtes.
Trajektorja nxitet nga përshkallëzimi i tensioneve në Libi, kur protestuesit kanë shkaktuar një rënie të prodhimit ditor me 250 mijë fuçi në ditë.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 52.53 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.67 dollarëve për fuçi.
Të dy benchmarkët kryesorë kanë fituar rreth 2 dollarë që prej së hënës, duke i`u larguar ndjeshëm niveleve rekord minimale.
Ekspertët argumentojnë se, çmimet po marrin shtysë jo vetëm nga situata në Libi, por edhe nga rënia e prodhimit në shtetet e bashkuara të Amerikës.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.