Nafta zgjeron fitimet – Libia dhe OPEC nxisin trajektoren e çmimeve

Çmimet e naftës zgjeruan fitimet gjatë sesionit të së mërkurës, duke marrë shtysë nga pritshmëritë për një shtyrje në kohë të marrëveshjes së OPEC për shkurtimin e prodhimit.
Në çelje të sesionit të sotëm nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.62 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.71 dollarëve për fuçi. Gjatë së martës ndërkohë, të dy benchmarkët kryesorë fituan mbi 1%.
Trendi i ri i çmimeve merr shtysë edhe nga trazirat më të fundit në Libi, ku protestuesit kanë bllokuar dy zona naftëmbajtëse, duke gjeneruar kështu një rënie të prodhimit me 250 mijë fuçi në ditë.
Nga krahu tjetër, të dhënat e fundit sinjalizojnë se vendet e OPEC dhe prodhues të tjerë jashtë Organizatës, si Rusia, do të kërkojnë të shtyjnë në kohë paktin e shkurtimit të prodhimit, përtej qershorit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.