Nafta zgjeron fitimet – OPEC dhe Arabia Saudite angazhohen të ulin prodhimin
Çmimet e naftë zgjeruan fitimet gjatë sesionit të sotëm, pasi Arabia Saudite u angazhua që të shkurtojë eksportet e arit të zi, duke filluar prej muajit të ardhshëm. Nga ana tjetër organizata e vendeve eksportuese i bëri thirrje vendeve të tjera prodhuese që t`i bashkohen në angazhimin për të shkurtuar prodhimin.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.82 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.57 dollarëve për fuçi.
Vendet e OPEC dhe prodhuesit e tjerë jashtë organizatës që u takuan të Hënën në Rusi u angazhuan edhe që të shtyjnë përtej Marsit 2018 marrëveshjen e shkurtimit të prodhimit, në rast se kjo do të jetë e nevojshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.