Nafta zgjeron fitimet – Pasi shqetësimet e furnizimit “shpërfillin” bllokimet COVID-19 në Kinë!
Çmimet e naftës u rritën për të katërtën ditë me radhë të premten pasi frika e ndërprerjes së furnizimit rus i mposhti bllokimet e COVID-19 në Kinë, importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent në Londër u rritën me 88 cent, ose 0.8%, në 108.47 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane fitoi 55 cent, në 105.91 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat po e mbyllin javën në rritje duke regjistruar fitimet e tyre të pesta mujore radhazi, të nxitura nga gjasat se Gjermania do të bashkohet me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian në një embargo ndaj naftës ruse. Megjithatë, çmimet e kanë qenë të paqëndrueshme pasi Kina nuk ka treguar asnjë shenjë për lehtësimin e masave të bllokimit COVID-19, pavarësisht ndikimit në ekonominë e saj dhe zinxhirët e furnizimit global.
Nga ana e ofertës, OPEC + mund t’i përmbahet marrëveshjes ekzistuese dhe të bjerë dakord për një tjetër rritje të vogël të prodhimit për qershorin, kur të zhvillohet takimi i 5 majit, thanë burime nga grupi prodhues.
Megjithatë, prodhimi i naftës në Rusi mund të bjerë deri në 17% në vitin 2022, pasi sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës, dëmtuan investimet dhe eksportet. Shqetësimet rreth ndërprerjeve të eksporteve ruse, veçanërisht të naftës, i kanë shtyrë marzhet e rafinerive aziatike në nivele rekord.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.