Nafta zgjeron fitimet – Rritja e importeve nga Kina mbështet çmimet

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, të mbështetur nga rritja e kërkesës për naftë bruto nga Kina dhe nga kërcënimet për greva të punëtorëve në eksportuesin në të madh në Afrikë. Por, megjithatë nafta pritet të publikojë humbje javore në mbyllje të sesionit të sotëm, për shkak të shqetësimeve se rritja e prodhimit në SHBA do të eklipsojë përpjekjet e OPEC për të ulur prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 62.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 57 dollarë për fuçi. Importet e naftës nga Kina u rritën në 9.01 milionë fuçi në ditë, referuar të dhënave të publikuara nga Administrata e Përgjithshme e Doganave. Në anën tjetër, banka amerikane e investimeve, Jefferies, parashikon se kërkesa globale për naftë, gjatë 2018, do të rritet me 1.5 milionë fuçi në ditë, ndërsa vetëm në Kinë kërkesa parashikohet të rritet me 10%.
Ndërkohë, kërcënimet për një greve nga unionet e punëtorëve në Nigeri, në vonë gjatë këtij muaji, kanë ofruar një mbështetje për çmimet e naftës. Gjithsesi, mbështetja kryesore për naftën, gjatë këtij viti, ka qenë vendimi i OPEC për të ulur prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, deri në fund të vitit 2018.
Lidon Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.