NASA do dërgojë anije kozmike drejt diellit
Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) do të dërgojë anije kozmike drejt diellit në fillim të muajit gusht me qëllim zgjidhjen e mistereve.
NASA në një deklaratë për shtyp tha se anija me madhësinë e një automjeti e quajtur “Sonda diellore Parker”, pas 6 gushtit do të lançohet me raketën Delta 4.
Planifikohet që “Parker Solar Probe” të rrotullohet 24 herë rreth diellit në atmosferën e jashtme të quajtur korona.
Theksohet se ky mjet do të hulumtojë diellin deri tani më së afërmi krahasuar me ndonjë objekt tjetër të prodhuar nga njeriu.
Qëllimi i anijes është zgjidhja e mistereve, si përshpejtimi i erës së diellit, rrjedhja e vazhdueshme e substancave nga ylli dhe temperaturën ekstreme në koronë.
Shkencëtarët theksojnë se mburoja e anijes që ndalon nxehtësinë do të mundësojë realizimin e misionit.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.