NASA: Prisni shkëlqimin e hënës së plotë rozë gjatë gjithë fundjavës!
Hëna e plotë e prillit do të ndriçojë qiellin gjatë gjithë fundjavës, dhe ndërsa quhet hëna rozë, në fakt nuk është ajo ngjyrë. Hëna rozë do të shfaqet e plotë nga e premtja herët deri të hënën në mëngjes, sipas NASA-s. Ajo do të jetë në kulmin e saj të plotë të shtunën, më 16 prill, në orën 14:55. ET.
Hëna është e lidhur me lulëzimin e pranverës të bimës Phlox subulata, një lule e egër rozë e lindur në Amerikën e Veriut lindore, sipas Almanakut të The Old Farmer’s. Bima është e njohur zakonisht si phlox zvarritës, myshk phlox ose phlox mali.
Hëna rozë gjithashtu përputhet me disa festa fetare, sipas NASA-s. Në kalendarin kishtar të krishterë quhet hëna e Pashkëve, sepse është hëna e plotë para Pashkëve. Për hindusët, kjo hënë shënon Hanuman Jayanti, festimin e hyjnisë së majmunit hindu, Lord Hanuman. Hëna rozë është Bak Poya për budistët, veçanërisht në Sri Lanka, dhe përkujton vizitën e Budës në vendin ishull, ku Buda parandaloi një luftë duke zgjidhur një mosmarrëveshje midis krerëve.
Ndryshe nga dy vitet e fundit, hëna rozë e këtij prilli nuk do të jetë një superhënë. Megjithatë, ajo ende vjen me folklorin e vet. Sipas “The Old Farmer’s Almanac”, “Hëna e plotë në prill sjell ngrica. Nëse hëna e plotë ngrihet e zbehtë, prisni shi.”
Pas hënës rozë, ka edhe tetë ngjarje të hënës së plotë që do të vijnë në vitin 2022, me dy prej tyre që kualifikohen si superhëna. Këtu është një listë e hënave të mbetura për vitin 2022, sipas Almanakut të Fermerëve:
- 16 maj: Hëna e luleve
- 14 qershor: Hëna luleshtrydhe
- 13 korrik: Hëna drerit
- 11 gusht: Hëna e Belugës
- 10 shtator: Hëna e korrjes
- 9 tetor: Hëna e gjahtarit
- 8 nëntor: Hëna e kastorit
- 7 dhjetor: Hëna e ftohtë
Ndërsa këta janë emrat e popullarizuar që lidhen me hënat e plota mujore, rëndësia e secilës prej tyre mund të ndryshojë midis fiseve vendase amerikane. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.