NASA zbulon yllin më të vjetër të parë ndonjëherë deri më sot! (VIDEO)

Zbulimi është një hap i madh prapa në kohë nga rekordi i mëparshëm, i cili u vendos në vitin 2018. Ylli që mban rekordin e ri ekzistonte kur Universi ishte rreth 4 miliardë vjeç, ose afërsisht 30 % e moshës së tij aktuale, që i korrespondon asaj që astronomët i referohen si një “zhvendosje e kuqe” prej 1.5. Shkencëtarët përdorin termin “Redshift” për t’iu referuar fenomenit ku ndërsa Universi zgjerohet, drita nga objektet e largëta shtrihet ose “zhvendoset” në gjatësi vale më të gjata, dhe për rrjedhojë më të kuqe, ndërsa udhëton drejt nesh. Prandaj, sa më e lartë të jetë zhvendosja e kuqe e një objekti, aq më “i lashtë” është vetë objekti.
Ylli i zbuluar rishtazi është aq larg sa që dritës së tij iu deshën 12.9 miliardë vjet për të arritur në Tokë dhe ai shfaqet si kur Universi ishte vetëm 7 për qind e moshës së tij aktuale; zhvendosja e tij e kuqe është 6.2. Zbulimi u bë falë të dhënave të mbledhura gjatë programit RELICS të Hubble (Reionization Lensing Cluster Survey), i udhëhequr nga bashkëautori Dan Coe në Institutin Shkencës të Teleskopit Hapësinor (Baltimore, Maryland).
Studiuesit vlerësojnë se Earendel (Ylli i mëngjesit) kishte një masë të paktën 50 herë më të madhe se Dielli ynë dhe se ishte miliona herë më i shndritshëm, duke rivalizuar yjet më masivë të njohur sot. Por edhe një yll kaq i ndritshëm dhe me një masë kaq të lartë do të ishte e pamundur të shihej në një distancë të tillë pa ndihmën e një lente gravitacionale.
Tani teleskopi James Webb i NASA-s, ndjeshmëria e të cilit në studimin e dritës infra të kuqe është shumë më e lartë se ajo e Hubble, pritet të dalë e drejtpërdrejtë. Përbërja e Earendel do të jetë me interes të madh për astronomët, sepse ky yll është i formuar përpara se Universi të mbushej me elementë të rëndë të prodhuar nga brezat e njëpasnjëshëm të yjeve masivë.
Nëse kërkimet e ardhshme zbulojnë se Earendeli përbëhet vetëm nga hidrogjeni dhe heliumi primordial, do të ishte prova e parë e ekzistencës së yjeve legjendar të Popullatës III, të parët që lindën pas Big Bengut. FCS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.