Ndahen çmimet “Bleta e Artë 2017”, ja cilat janë bizneset fituese
Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizoi për të pestin vit radhazi eventin e ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë”.
Nga një numër i lartë kompanish të nominuara, u shpallën fituese 11 biznese në kategori të ndryshme.
Gjithashtu u ndanë edhe dy çmime të posaçme për Administratorin dhe Administratoren e vitit 2017.
Fituesit e ‘Bleta e Artë’ 2017, sipas kategorive:
-Kategoria Made in Albania: Euro Fish
-Kategoria “Biznesi i Gjelbër”: Euro Elektro shpk
-Kategoria Inovacion: Applications Management Development
-Kategoria Sipërmarrjet Turistike: Outdoor Albania
-Kategoria Biznesi gjithëpërfshirës: Berat konfeks sh.p.k
-Kategoria Start-up: Liburn Marina
-Kategoria Agropërpunim: Alb Kalustria
-Kategoria ‘Gruaja sipërmarrëse’: FED Invest
-Kategoria Praktikat profesionale: Marins Spa
-Kategoria ‘Përgjegjësia Sociale’: Yunus Social Business
-Kategoria Punëdhënësi i vitit: Forschner Albania sh.p.k
-Administratori i vitit: Perlat Kapisyzi, Drejtor i Spitalit “Shefqet Ndroqi”
-Administratorja e vitit: Vasilika Vjero, Drejtoresha e Përgjithshëme e DPT-së.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.