Ndahen “Çmimet e Guvernatorit 2021”. Me çmimin e parë u vlerësua Megi Jaupi, nga Universiteti i Zyrihut
Nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u zhvillua online ceremonia e shpalljes së çmimeve fituese të konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2020”. Ky konkurs organizohet çdo fundvit nga Banka e Shqipërisë dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore. Me çmimin e parë u vlerësua Megi Jaupi, studente në Universitetin e Zyrihut ETH, Zvicër, çmim i cili iu dorëzua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko.
Kjo temë mbështetet dhe aplikon metodologjinë e rrjeteve neutrale, si një nga metodat më inovative dhe më të sofistikuara për përafrimin e shpërndarjeve shumëdimensionale të variablave të rastit në studimin e ekonomisë dhe financës. Studimi është ndërtuar në formën e një eksperimenti të aplikuar sa interesant aq edhe inovativ. Me çmimin e dytë u vlerësua Argi Hanku, student në Universitetin e Vjenës, Austri, çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi. Me çmimin e tretë u vlerësua Eda Meta, studente në Universitetin “Berlin School of Economics and Law”, çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.