Ndahen Komisionet Parlamentare – Pesë drejtohen nga shumica dhe tre nga pakica
Pas votimit të qeverisë së re janë bërë dhe negociata për ndarjen e komisioneve parlamentare. Nga tre komisionet që i takojnë opozitës që ti drejtojë, Komisioni i Shëndetësisë do të drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në krye të këtij komisioni do të jetë Petrit Vasili, ndërsa në katër vitet që shkuan në krye ishte deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi. Dy komisionet e tjera që do të drejtohen nga Partia Demokratike janë Komisioni i Integrimit dhe Komisioni i Edukimit dhe Medias.
Ndërkohë që pesë komisione i takojnë shumicës. Kështu Partia Socialiste do të drejtojë Komisionin e Financave, të Sigurisë, të Jashtëm, Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe atë për Çështjet Ligjore.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.