“Ndal gjobave selektive ndaj bizneseve” – PD: Po goditen kompanitë që përkrahën opozitën, po trajtohen si armiq
Bizneset që u pozicionuan pro Partisë Demokratike në fushatën elektorale të këtij viti po goditen në mënyrë selective nga administrata socialiste. Përmes një deklarate nga selia e PD, Sekretari për Klimën e Biznesit Flamur Hoxha ka akuzuar se shumë prej këtyre bizneseve po trajtohen si armiq.
Përmes gjobvënies në zyrat e bashkive dhe të tatimeve, po tentohet hakmarrja me presion, nënshtrim, ose falimentim e shumë bizneseve në Tiranë dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit.
Selia e Partisë Demokratike përsëriti akuzat për masakrën zgjedhore, duke e quajtur Edi Ramën kryeministër të një pakice, me një ekonomi në krizë, me fare pak investime të huaja dhe me besimin më të ulët historik nga bizneset.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.