Ndalen çmimet e naftës – Në SHBA festë, rënie e lehtë

Çmimet e naftës i kanë dhënë fund 8 ditëve me radhë në fitim. Përmbysja e çmimeve vjen pikërisht në ditën që tregjet amerikane do të jenë të mbyllura për shkak të festës kombëtare. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 49.55 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 46.98 dollarëve për fuçi.
Kthesa në trajektoren e çmimeve vjen pas një marshimi që gjeneroi një rritje të çmimeve me 12%. Mesa duket niveli i 50 dollarëve për fuçi do të kthehet në një tabu për çmimet e naftës.
Gjithsesi, ekspertët dhe investitorët shprehen të kënaqur me ecurinë e naftës, pasi mbingarkesa po jep sinjale pozitive për të parë herë ndër muaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.