Ndalohen 4 shtetas në Kavajë – Policia zbardh 13 vjedhje banesash
Policia e Kavajës ka ndaluar katër shtetas për 13 vjedhje banesash të ndodhura më herët në qytetin e Kavajës dhe fshatrat përreth. Shtetasit, mosha e të cilëve varionte nga 19 deri në 43 vjeç kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, ndaluan shtetasit:
- I., 25 vjeç
- K., 27 vjeç
- P., 43 vjeç
- L., 19 vjeç
Sipas policisë, ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.