Ndalohet protesta e taksive, Sindikata: Cenim i demokracisë, letër ambasadorëve
Sindikata Shqiptare e Taksive e konsideron si të paprecedentë moslejimin e protestës së paralajmëruar kundër mosndëshkimit të taksive të palicencuara. Të ftuar në studion e TV SCAN drejtuesit e sindikatës thanë se kjo është shkelje e demokracisë, ndërsa shtuan se do të ankohen në kryeministri dhe pranë selive diplomatike në Tiranë.
Sipas drejtuesve të sindikatës, taksitë e palicencuara kanë shkatërruar tregun, u shmangen taksave, si dhe janë kthyer në burim konfliktesh dhe aksidentesh.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.