Ndërhyrjet në taksa, me rrezik – Preçi: Nxisin evazion dhe zbehet kontrolli tatimor
Përjashtimet në sistemin e taksave, krijojnë mundësi për rritje të informalitetit dhe nxisin evazionin fiskal. I këtij mendimi është eksperti i ekonomisë Zef Preçi, ndërsa komenton për SCAN iniciativën e qeverisë për heqjen e tatim-fitimit për bizneset e vogla nga 0-14 milionë lekë si dhe propozimin për heqjen e TVSH-së.
Preçi ndalet specifikisht tek ndërhyrjet që parashikohen në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku sugjeron të bëhet kujdes i veçantë, pasi zbehet kontrolli tatimor.
Pak ditë më parë qeveria bëri me dije nismën për përjashtim nga tatimi mbi fitimin të bizneseve të vogla deri në vitin 2029, ndërsa theksoi se po shikohet mundësia për heqjen e TVSH-së për një kategori subjektesh.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.