Ndërprerja e energjisë për shkak të defekteve gjatë festave – OSHEE: Nga veriu në jug, ja numrat e telefonit ku mund të bëni njoftimin

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka postuar në rrjetin social “Facebook” një njoftim të rëndësishëm, në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë festave të fundvitit.
Konkretisht, OSHEE vë në dispozicion numra telefoni për të njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike, duke shprehur gatishmërinë për të ndërhyrë në kohë gjatë festave.
Numrat e telefonit janë vendosur për Shkodrën, Kukësin, Burrelin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Korçën, Vlorën dhe Gjirokastrën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.