Ndërpritet seanca në kushtetuese për Vettingun – Trupa vendos shtyrjen për të hënën

Seanca e shqyrtimit të antikushtetueshmërisë së 25 neneve të ligjit të vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese është ndërprerë dhe do të shtyhet për ditën e hënë.
Shkak për këtë shtyrje ëshë bërë përfaqësuesi i Unionit të Gjyqtarëve, i cili sipas pretendimit të përfaqësuesve të Kuvendit nuk ka të drejtë të mbrojë çështjen në këtë gjykatë.
Përfaqësuesja e Kuvendit, Vasilika Hysi u shpreh se avokati Alban Alimema nuk ishte i përfshirë në listën zyrtare të avokatëve që kanë të drejtë të paraqesin çështje në Gjykatën Kushtetuese.
Trupi gjykues i tërhoq ër të marrë një vendim mbi të drejtën e mbrojtjes së palës paditëse dhe vendosi se Alimema nuk ka të drejtë përfaqësimi, raporton gazetari i TV SCAN, Lorenc Rabeta.
Vetë avokati Alimema ka kërkuar mundësinë e zëvendësimit të tij me një avokat tjetër të përfshirë në listë, ndërsa seanca u vendos të shtyhet deri në datën 2 Tetor 2017.
Nenet të cilat vlerësohen si antikushtetuese nga shoqatat e gjyqtarëve, kanë të bëjnë me pamundësinë për t’u dorëhequr gjatë kohës që janë në sitën e vettingut, marrja për bazë e opinionit publik në vlerësimin e tyre, deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë si dhe kontaktet me botën e krimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.