Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli!
Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka ndwrrua jetw në Itali, sipas një postimi në Twitter nga zëdhënësi i tij të martën herët me orën lokale. Të hënën, burimi tha se Sassoli ishte në spital në Itali që nga 26 dhjetori, për shkak të një komplikacioni serioz për shkak të një mosfunksionimi të sistemit të tij imunitar.
Sassoli, një politikan italian i qendrës së majtë, u trajtua gjithashtu në një spital francez për pneumoni në shtator. Sassoli, 65 vjeç, ka qenë president i parlamentit me 705 vende që nga viti 2019. Ky është një rol kryesisht ceremonial dhe mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe ai nuk pritej të kërkonte një të dytë.
Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Europian për gjendjen e unionit në shtator. Kryeministri italian Mario Draghi shprehu tronditjen për vdekjen e tij, duke vlerësuar punën e Sassolit.
Sassoli filloi karrierën e tij si gazetar, duke u bërë një emër i njohur kur iu bashkua transmetuesit shtetëror italian RAI. Në vitin 2009, ai u bashkua me Partinë Demokratike dhe fitoi zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.