Ndërtime pa leje dhe prerje e paligjshme e pyjeve – Policia procedon penalisht 6 shtetas
Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, ka evidentuar raste të ndërtimeve pa leje si dhe prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme.
Policia ka proceduar penalisht 6 shtetas si dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde drusore. Shtetasit e ndaluar janë S.T, Q.L, A.H, B.SH, A. C dhe Q.XH të gjithë banues në Dibër.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër bën me dije se do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.