Ndërtimet informale, Rama: Sot mbërrijmë në 116 mijë leje legalizimi, të gjitha u shpërndanë falas

Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social në “Facebook” ka dhënë edhe numrin e objekteve që janë legalizuar gjatë qeverisjes së tij.
Konkretisht, Rama shkruan se sot Shqipëria ka 115 mijë shtëpi të legalizuara falas, së bashku me lejet e legalizimit që do të shpërndahen sonte në mbrëmje do të jenë 116 mijë legalizime falas.
Kryeministri për të ndarë këtë lajm në llogarinë e tij, ka zgjedhur imazhin e një gjysheje e cila merr pas shumë vitesh legalizimin falas të banesës së fëmijëve, nipave dhe mbesave të saj.
Ja çfarë shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook
“Mirëmëngjes ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të bukur gëzimi të kësaj gjysheje, në momentin që merr në dorë pas shumë e shumë vitesh pritje, legalizimin FALAS të banesës së fëmijëve, nipave e mbesave të saj.Sot Shqipëria ka 115 mijë shtëpi të legalizuara FALAS dhe në mbrëmje, pas atyre që do të shpërndajmë pasdite në Shkodër, do të ketë 116 mijë legalizime FALAS”, shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😀dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të bukur gëzimi të kësaj gjysheje, në momentin që merr në dorë…
Posted by Edi Rama on Friday, March 17, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.