Ndërtimet pa leje, publikohen emrat e pronarëve që përfitojnë kompensim financiar. Vlera që do të shpërndahet, mbi 417 milionë lekë
Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi listën e pronarëve që kompensohen për pronat e zëna nga ndërtimet pa leje.
Kështu në “Fletoren Zyrtare” është publikuar së fundmi vendimi me emrat e pronarëve që kompensohen. Bëhet fjalë kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Veri, Tiranë shtesat, Vlorë, Elbasan dhe Durrës.
“Masa e kompensimit është 20 872,79 (njëzet mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy presje shtatëdhjetë e nëntë) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 417 065 686,31 (katërqind e shtatëmbëdhjetë milionë e gjashtëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë presje tridhjetë e një) lekë.”, thuhet në vendim.
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht, në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Durrës të kryejë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.