Ndërtimi i godinës së zjarrfikësve ”Kinostudio”! Hapet tenderi , imazhet 3D të projektit
Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për ndërtimin e godinës së re të zjarrfikëses në Kinostudio. Referuar dokumentevetë tenderit, fondi limit është 57 milion e 412 mijë lekë.
Kohëzgjatja e kontratës është 11 muaj. Afati i dorëzimit të ofertave është 23 dhjetori i këtij viti.
Vendi ku do të ndërtohet objekti i ri është në Veri-Lindje të rrugës “Aleksandër Moisiu”, afër kryqëzimit me rrugën “Agim Prodani” dhe në Jug-Perëndim të përroit të Gjorëzes, pranë Kinostudios në Tirane.
Vendi ku do të bëhen ndërtimet është parkim për makina e do të kthehet në shesh ndërtimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.